Pesë të vdekur në një sulm të armatosur në Jerusalem - janë vrarë dy sulmues të dyshuar
- Të paktën pesë persona u vranë sot në një sulm të armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem, kumtuan shërbimet mjekësore, transmeton DPA.
Jerusalem, 8 shtator 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona u vranë sot në një sulm të armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem, kumtuan shërbimet mjekësore, transmeton DPA.
Shërbimi mjekësor i urgjencës "Magen David Adom" i Izraelit njoftoi se katër persona vdiqën në vendngjarje në veri të Jerusalemit, ndërsa një grua tjetër vdiq në spital nga plagët e marra.
Edhe 12 persona të tjerë u dërguan në spital, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Policia kumtoi se “dy terroristë mbërritën me një automjet në kryqëzimin Ramot në Jerusalem dhe hapën zjarr në një stacion autobusi.” “Një roje sigurie dhe një civil në vendngjarje iu përgjigjën menjëherë zjarrit dhe neutralizuan sulmuesit”, kumtuan autoritetet.

Shërbimi vullntar i shpëtimit "Zaka" konfirmoi se sulmuesit e dyshuar palestinezë janë vrarë.
Një anëtar i sigurimit nga stacioni i autobusi aty pranë deklaroi për kanalin televiziv izraelit "Kanal 13" se dy burra të armatosur hipën në autobus në një kryqëzim dhe se u dëgjuan të shtë,a Ai tha se autobusi ishte "plot me vrima plumbash".

Njëri nga sulmuesit mbante edhe një thikë, shtoi ai.
Dëshmitarët kumtuan se pas sulmit, u ngritën pika kontrolli ushtarake, duke ndaluar trafikun midis Jerusalemit dhe Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar. ls/
Foto: EPA