• e diel, 22 dhjetor 2024

Pesë të vdekur dhe 37 të plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas Çernihiv

Pesë të vdekur dhe 37 të plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas Çernihiv

Kiev, 19 gusht 2023 (MIA) - Pesë persona u vranë dhe 37 u plagosën kur një raketë ruse goditi sot një shesh qendror në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në Kiev.

"Njerëzit po shkonin në kishë për të marrë pjesë në një festival fetar kur ndodhi sulmi", kumtoi Ministria, duke shtuar se 11 nga të plagosurit ishin fëmijë.

"Një raketë ruse goditi  në qendër të qytetit, në Çernihivin tonë", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski më herët sot në Telegram. "Sheshi, universiteti politeknik, teatri. Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje. Ka të vdekur, ka edhe të plagosur", tha kreu i shtetit.

Ai postoi gjithashtu një video të rrënojave që rrethojnë ndërtesën e madhe të apartamenteve të stilit sovjetik, me makina të parkuara përreth dhe pjesërisht të shkatërruara, me çati dhe dritare të thyera.

Rusia po sulmon qytetet ukrainase larg vijës së frontit me raketa dhe dronë si pjesë e pushtimit të saj në shkallë të plotë që filloi në shkurt të vitit 2022. sa/

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR