• e martë, 26 nëntor 2024

Pesë të lënduar në një sulm rus në Odesë, është dëmtuar muzeu

Pesë të lënduar në një sulm rus në Odesë, është dëmtuar muzeu

Kiev, 6 nëntor 2023 (MIA) - Muzeu nacional i arteve më 6 nëntor mbushë 124 vite. Rusët e uruan" monumentin tonë arkitektonik me predhë e cila ra në afërsi, tha Olek Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, qendra administrative të cilit është Odesa, në aplikacionin për porosi Telegram.

"Janë dëmtuar muret e ndërtesës, janë thyer disa xhama", shtoi ai.

Kiper më vonë deklaroi se mbi qytet janë shkatërruar 15 dronë të lansuar nga Rusia. Janë dëmtuar disa objekte, ndërsa depoja dhe kamionët me grurë u kapluan nga zjarri, i cili pas një kohe të shkurtë u shua.

Muzeu nacional në Odesë, një prej pallateve më të vjetra në qytet, kishte mbi 10 mijë eksponate para luftës, prëfshirë edhe fotografi nga disa artistë të njiohur rusë dhe ukrainas nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20.

Këshilli i qytetit publikoi fotografi në të cilën shihen dritare të thyera në muze.

Në rrugët drejtmuzeut, sulmi la gropë të thellë prej disa metrave. Sipas autoriteteve të qytetit, atje është lënduar një person. Kiper tha se të gjithë pesë të lënduarit janë hospitalizuar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR