Pesë të lënduar në një incident të armatosur në Ohajo
- Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një depo për kozmetikë në Nju Olbani, në shtetin federal amerikan Ohajo.
- Post By Fami Bajrami
- 09:26, 5 shkurt, 2025
Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një depo për kozmetikë në Nju Olbani, në shtetin federal amerikan Ohajo.
Për shkak të të shtënave, nga objekti janë evakuuar 20 persona.
Ende nuk dihet nëse sulmuesi është ende në depo. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s