Pesë punëtorë humbën jetën në një fabrikë për mjete shpërthyese në Ankara
- Pesë punëtorë humbën jetën në një shpërthim në fabrikën për raketa dhe mjete shpërthyese në periferi të Ankarasë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
- Post By Sara Ademi
- 14:15, 10 qershor, 2023

Ankara, 10 qershor 2023 (MIA) - Pesë punëtorë humbën jetën në një shpërthim në fabrikën për raketa dhe mjete shpërthyese në periferi të Ankarasë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Shpërthimi ka ndodhur herët në mëngjes në lagjen Elmadag, në periferi të Ankarasë.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. sa/
foto: Anadolia