• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pesë persona të lënduar gjatë një aksidenti në rajonin e Dellçevës, komunikacioni në ndërprerje

Pesë persona të lënduar gjatë një aksidenti në rajonin e Dellçevës, komunikacioni në ndërprerje

Dellçevë, 16 prill 2025 (MIA) - Për shkak të aksidentit në afërsi të zonës Stamerski Preod është ndërprerë komunikacioni në rrugën Dellçevë-Pehçevë-Berovë. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë Ndihma urgjente dhe ekipi i NJTZ Dellçevë, ku nga ana e ekipit mjekësor janë konstatuar lëndime tek pesë persona.

"Kemi sjellë pesë persona të lënduar, pas ekzaminimeve fillestare, tre janë në gjendje të mirë, ndërsa dy prej të lënduarve do të dërgohen në spitalet e afërta të qyteteve fqinje për vlerësim të mëtejshëm pas plagëve të mara", theksuan nga Ndihma urgjente. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipet e policisë së Dellçevës të cilët po kryejnë inspektime. Më shumë informacione për shkaqet e aksidentit janë paralajmëruar gjatë ditës. Rruga alternative për të gjithë ata që udhëtojnë për në Pehçevë dhe Berovë është rruga e vjetër përmes fshatit Trabotiviptë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR