• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pesë persona kanë humbu jetën në tornado në Ajova, dhjetëra janë plagosur

Pesë persona kanë humbu jetën në tornado në Ajova, dhjetëra janë plagosur

Grinfild, 23 maj 2024 (MIA) - Pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur në tornadon që goditi të martën qytetin Grinfild në shtetin amerikan Ajova.

Departamenti i Sigurisë publike në Grinfield, një qytet me rreth 2.000 banorë, njoftoi se numri i të plagosurve ishte edhe më i lartë se sa dihet aktualisht.

Shërbimi kombëtar i motit e vlerësoi tornadon me EF-3, që do të thotë se shpejtësia e erës ishte midis 145 dhe 160 milje në orë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit.

Një spital ishte në mesin e ndërtesave të dëmtuara në Grinfield, duke detyruar autoritetet të ndërtonin një spital të improvizuar ose të dërgonin të lënduarit në qendra mjekësore diku tjetër.

Guvernatori i Ajovës, Kim Rejnolds ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 15 qarqe për shkak të fatkeqësisë natyrore. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR