• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Pesë persona humbën jetën në sulmin rus në pikën e ndihmës humanitare

Pesë persona humbën jetën në sulmin rus në pikën e ndihmës humanitare

Kiev, 10 korrik 2023 (MIA) - Pesë persona humbën jetën në një sulm rus në një pikë për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Ukrainën juglindore, dhe dy të tjerë humbën jetën nga bombardimet ruse në pjesën lindore të vendit, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar autoriteteve ukrainase.

Guvernatori i rajonit të Zaporozhjes, Juriy Malashko, deklaroi se në sulmin e djeshëm në një ndërtesë shkolle, ku ndodhej stacioni i ndihmës humanitare, është përdorur një bombë ajrore. Mëngjesin e sotëm ai në kanalin Telegram ka shkruar  se kanë vdekur tri gra dhe një burrë. Më vonë gjatë ditës së sotme Malashko shtoi se trupi i viktimës së pestë, një burrë, është nxjerrë nga rrënojat.

 "Njëmbëdhjetë persona janë plagosur në sulm dhe janë shtruar në spital", shtoi ai.

 Shërbimet për raste urgjente kumtuan se druajnë se tre persona jnaë ende të bllokuar nën rrënoja.

Prokuroria ukrainase do të hetojë nëse bëhet fjalë për krim lufte. Nga atje, njoftuan se gjatë bombardimeve ruse të fshatit Gostre dhe qytetit Avdeevka në rajonin e Donjeckut, dy persona janë vranë, ndërsa tre janë plagosur.

Rusia mohon se qëllimisht ka gjuajtur civilë. Forcat e armatosura të Ukrainës po kryejnë një kundërofensivë për të kthyer territorin e pushtuar nga Rusia në rajonin e Zaporozhjes. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR