Pesë persona humbën jetën në një aksident të helikopterit në Meksikë
- Post By Sara Ademi
- 19:38, 17 nëntor, 2022

Meksiko Siti, 17 nëntor 2022 (MIA) - Gjatë rënies së një helikopteri në Meksikën qendrore, pesë njerëz vdiqën, duke përfshirë ministrin e Sigurisë Publike të shtetit federal të Aguaskalientes.
Të gjithë pesë personat në helikopter vdiqën, përfshirë edhe ministrin e Sigurisë Publike Havier Sançez Mendoza.
Guvernatori i shtetit federal meksikan të Aguaskalientes, Tere Himenez, deklaroi se shkaku i rrëzimit të helikopterit me siguri është aksident. sa/