• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pesë persona e humbën jetën në sulmin rus me dronë në Harkov

Pesë persona e humbën jetën në sulmin rus me dronë në Harkov

Kiev, 4 prill 2025 (MIA) - Numri i viktimave në sulmin e mbrëmshëm rusë me dronë në Harkov është rritur në pesë, njofton Ukrinform, duke u thirrur në deklaratën e guvernatorit të rajonit të Harkovit, Oleg Sinegubov. 

Të dhënat e para të Sinegubovit tregojnë për katër viktima, por më vonë ai përmes "Telegramit" njoftoi se një burrë 88 vjeçar i cili ishte në gjendje kritike kishte ndërruar jetë me çka numri i viktimave ka shkuar në pesë. Në sulm janë lënduar 32 persona. 

Dronët rusë “Shahed” goditën një ndërtesë banimi, pas së cilës shpërtheu zjarr.

Harkov, një qytet në Ukrainën verilindore që ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri rus, është shënjestruar rregullisht nga sulmet ruse që nga fillimi i invazionit në shkallë të plotë më shumë se tre vjet më parë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR