• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pesë persona e humbën jetën gjatë sulmeve ruse në Lviv

Pesë persona e humbën jetën gjatë sulmeve ruse në Lviv

Kiev, 6 korrik 2023 (MIA) - Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën gjatë sulmit të mbrëmshëm rus me raketa ndaj një zone banimi në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, njoftoi sot Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme. 

Në sulm janë lënduar të paktën 40 persona, ndërsa mbi 60 persona janë evakuuar nga ndërtesat e dëmtuara. 

Në Lviv strehim gjetën edhe shumë refugjatë nga Ukraina lindore. Deri në qershor situata në këtë qytet në Ukrainën perëndimore mbetet relativisht e qetë. 

Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa 10 të tjerë janë lënduar në granatimet e sotme ruse në rajonin jugor Herson.

Të paktën 84 sulme të artilerisë ruse janë regjistruar në rajonin Herson, shkroi sot në Telegram, guvernatori ushtarak i rajonit, Oleksandër Prokudin. qa/bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR