• e premte, 05 dhjetor 2025

Pesë persona arrestohen për sulmin me gur ndaj veturës së presidentit të Ekuadorit, Nobia

Pesë persona arrestohen për sulmin me gur ndaj veturës së presidentit të Ekuadorit, Nobia

Kito, 8 tetor 2025 (MIA) - Vetura e presidentit të Ekuadorit, Daniel Noboa u rrethua nga rreth 500 persona ndërsa ai mbërriti në një aktivitet në provincën e Ishujve Kanar, dhe ndaj tij u hodhën gur, ndërsa janë gjetur edhe gjurmë të dëmtimit nga plumbat, deklaroi sot ministrja e Mjedisit Jetësorë dhe Energjetikës, Ines Manzano. 

Presidenti nuk është lënduar, ndërsa pesë persona janë arrestuar, shtoi ministrja, e cila zyrtarisht raportoi për atentatin ndaj presidentit Nobo.

"Të qëllosh mbi makinën e presidentit, të hedhësh gurë, të shkatërrosh pronën shtetërore — kjo është thjesht kriminale. Ne nuk do ta lejojmë", tha Manzano. 

Video nga makina, e publikuar nga Zyra e presidentit, tregojnë njerëz pranë rrugës duke hedhur gurë dhe xhama të thyer në dritaren e makinës. qa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR