• e hënë, 05 gusht 2024

Pesë palestinezë e kanë humbur jetën në një sulm ajror izraelit në veri të Bregut Perëndimor

Pesë palestinezë e kanë humbur jetën në një sulm ajror izraelit në veri të Bregut Perëndimor

Tulkeram, 3 gusht 2024 (MIA) - Pesë palestinezë janë vrarë në sulm ajror izraelit ndaj një automjeti në Bregun e okupuar Perëndimor, kumtoi armata izraelite dhe mediumet palestineze.

Armata izraelite kumtoi se forcat e saj kanë kryer sulm ajror herët në mëngjes ndaj një automjeti me pesë militantë në një rajon në veriperëndim të qytetit Tulkarem në veriperëndim të Bregut Perëndimor.

Sipas mediumeve amerikane dhe deklaratave të dëshmitarëve, shpërthimi ka ndodhur në rrugën që i lidh fshatrat palestineze Zeita dhe Kafin.

Ministria palestineze e Shëndetësisë nuk e komentoi incidentin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR