• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Pesë opozitarë gjeorgjianë akuzohen për thirrje për grusht shteti

Pesë opozitarë gjeorgjianë akuzohen për thirrje për grusht shteti

 Tbilisi, 6 tetor 2025 (MIA) - Prokuroria  e Gjeorgjisë sot njoftoi se ka ngritur zyrtarisht akuza kundër pesë anëtarëve të opozitës për thirrje për grusht shteti dhe rrëzimin  e qeverisë në ditën e zgjedhjeve lokale, më 4 tetor.

 Përfaqësuesi i Prokurorisë, David Gumberidze, në një konferencë për shtyp  deklaroi se akuzat lidhen me thirrjen për një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Gjeorgjisë ose rrëzimin e pushtetit shtetëror, si dhe organizimin, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në dhunën në grup, raportuan mediat ruse.

 Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë dje njoftoi se pesë anëtarë të partive opozitare janë arrestuar për thirrje për grusht shteti dhe rrëzim të qeverisë.

Në komunikatë për mediat theksohet se për këto vepra penale dënohen deri në nëntë vjet burg. 

"Sipas dëshmive të marra nga organet për zbatimin e ligjit, si dhe videove të publikuara nga media, është vërtetuar se gjatë tubimit në Sheshin e Lirisë (në Tbilisi), organizatorët bënë thirrje për dhunë. Ata akuzohen për thirrje për rrëzimin e pushtetit shtetëror, si dhe për organizim dhe pjesëmarrje në dhunë në grup", thuhet në komunikatë, të raportuar nga mediat ruse. 

 Tubimi i opozitës në Tbilisi filloi të shtunën, në ditën e zgjedhjeve lokale.

Protestuesit fillimisht u mblodhën në Sheshin e Lirisë, ndërsa disa lëviznin drejt rezidencës së Presidentit të Gjeorgjisë, Mihail Kavelashvili. 

Protestuesit i thyen barrierat e hekurta të vendosura përpara rezidencës, dhe policia e trazirave i shtypi, duke përdorur sprej me piper dhe topa uji. 

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR