• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pesë këmbësorë e kanë humbur jetën në aksidente në tre muajt e parë të këtij viti

Pesë këmbësorë e kanë humbur jetën në aksidente në tre muajt e parë të këtij viti

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Gjatë vitit të kaluar jetën e kanë humbur 24 këmbësorë në vend. Në tre muajt e parë të këtij viti, përsëri jetën e kanë humbur pesë këmbësorë u tha në fillim të debatit publik të sotëm të mbajtur në Fakultetin e Sigurisë në Shkup me rastin e Javës së këmbësorëve - nga 1 deri 7 prill. 

Kryetari i Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugorë, Goran Angellovski tha se në vitet e fundit, siguria e këmbësorëve në vend po ballafaqohet me sfida serioze.

"Sipas statistikave të viteve të kaluara, 15 deri 20 për qind e numrit të përgjithshëm të personave që e kanë humbur jetën në aksidente trafiku janë këmbësorë. Gjegjësisht, 20 deri 25 këmbësorë e humbin jetën në nivel vjetor. Vitin e kaluar në Republikën e Maqedonisë, jetën e kanë humbur 24 këmbësorë. Në tre muajt e parë të këtij viti, jetën e kanë humbur pesë këmbësorë. Arsyet për këtë situatë janë mungesa e vetëdijes dhe niveli i ulët i kulturës së trafikut të shoferëve dhe këmbësorëve, infrastruktura joadekuate e komunikacionit dhe mosrespektimi i rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik", nënvizoi Angellovski. 

Ai e paralajmëroi fushatën "Siguria e këmbësorëve - përgjegjësi për të gjithë ne" që do të realizohet gjatë muajit prill, maj, shtator dhe tetor në gjithë territorin e vendit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë - Shkup. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se në periudhën e kaluar, në kuadër të Ministrisë, intensivisht ka punuar në ndryshimet ligjore. 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Jonçe Ivanovski para të pranishmëve tha se çdokush në një moment të caktuar është këmbësor. 

Siç u sqarua nga organizatorët, qëllimi i ngjarjes është të theksohet rëndësia e sigurisë së këmbësorëve në komunikacion, të nënvizohen sfidat me të cilat përballen dhe të promovohet sjellja e përgjegjshme e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. qa/

Фото: МИА архива

Видео: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR