• e premte, 05 dhjetor 2025

Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në Lima për shkak rritjes së dhunës

Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në Lima për shkak rritjes së dhunës

 Lima, 22 tetor 2025 (MIA) - Presidenti peruan Jose Heri ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Lima për 30 ditë, në një përpjekje për të ndaluar valën e dhunës që ka përfshirë vendin dhe po kontribuon në trazira sociale, njoftoi sot qeveria në Lima.

 Në një fjalim televiziv, Heri paralajmëroi se gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë vendosjen e mundshme të ushtrisë për të mbështetur policinë, si dhe kufizime mbi disa të drejta kushtetuese, duke përfshirë lirinë e tubimit dhe lëvizjes.

 "Luftërat fitohen me veprime, jo me fjalë", tha Heri, duke shtuar se qeveria po kalonte "nga mbrojtja në ofensivë" në luftën kundër krimit të organizuar.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR