• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peruja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Ekuadorin

Peruja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Ekuadorin

Limë, 10 janar 2024 (MIA) - Qeveria e Perusë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme përgjatë kufirit të saj me Ekuadorin, pasi vala e dhunës e goditi vendin fqinj kur narko bosi i Ekuadorit Adolfo Marsial Vilamar Fito iku nga burgu.

Kryeministri peruan Alberto Otarola paralajmëroi se si pjesë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të shpërndahen një numër i madh i trupave ushatarake për mbështetje të forcave të policisë. 

Ai shtoi se ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të Perusë do të jenë në afërsi të kufirit që t'i koordinojnë operacionet. 

Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa më parë dha dekret për klasifikim të 22 bandave kriminale si organizata terroriste, shumë shpejtë pasi sulmuesit e armatosur morën një TV studio gjatë transmetimit të drejtpëdrejtë, që është shembull më i ri për përshkallëzim të paligjshmërisë dhe dhunës në vend.

Pasi Fito iku nga burgu, shpërthyen trazira në të paktën gjashtë burgje, me çka disa të burgosur morën një numër të madh të rojave të burgut si pengje dhe i kërcënuan se do t'i vrajnë nëse shpërndahen ushtarë që ta kthejnë kontrollin mbi objektet e burgut. 

Gjithashtu, katër policë ishin kidnapuar pasi presidenti Daniel Noboa shpalli gjendje të jashtëzakonshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR