• e premte, 05 dhjetor 2025

Persona të armatosur rrëmbyen 25 nxënëse nga një konvikt në Nigeri

Persona të armatosur rrëmbyen 25 nxënëse nga një konvikt në Nigeri

Abuxha, 17 nëntor 2025 (MIA) - Persona të armatosur kanë sulmuar një shkollë të mesme në Nigerinë veriperëndimore dhe rrëmbyen 25 nxënëse, vranë një të punësuar dhe plagosën një tjetër, njoftoi policia lokale.

Prej aty kumtuan se vajzat janë marrë nga dhomat e tyre në konvikt në ora 4 të mëngjesit. Shkolla gjendet në Maga, në rajonin Danko-Vasagu, në shtetin Kebi, njoftojnë mediumet amerikane.

Zëdhënësi i policisë, Nafiu Abubakar Kotarkoshi, deklaroi se sulmuesit kanë qenë të armatosur me "armë të sofistikuara" dhe kanë këmbyer zjarr me rojtarët para se t'i rrëmbejnë nxënëset.

Asnjë grup deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin në konvikt, ndërsa nuk dihet as motivi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR