Persona të armatosur kanë rrëmbyer 50 njerëz në veriperëndim të Nigerisë
- Persona të armatosur kanë rrëmbyer pothuajse 50 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në veriperëndim të Nigerisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:01, 17 tetor, 2023

Abuxha, 17 tetor 2023 (MIA) - Persona të armatosur kanë rrëmbyer pothuajse 50 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në veriperëndim të Nigerisë.
Banorët e qytetit minerar Bagega në shtetin Zamfara thanë se persona të armatosur sulmuan fshatin me motoçikleta, duke qëlluar këdo që hasnin dhe i kanë djegur shtëpitë e tyre.
Në sulm humbën jetën tre persona, ndërsa shtatë janë plagosur.
Vitet e fundit, rrëmbimet për shpërblesë janë bërë të zakonshme në Nigerinë veriperëndimore, ku bandat e armatosura sulmojnë fshatra, shkolla dhe udhëtarë.
Foto: Arkivi i MIA-s