• e martë, 24 dhjetor 2024

PERN: Është ripërtërirë pompimi i naftës në naftësjellësin "Druzhba"

PERN: Është ripërtërirë pompimi i naftës në naftësjellësin
Varshavë, 15 tetor 2022 (MIA) - Operatori polak i naftësjellësit PERN sot kumtoi se është ripërtërirë pompimi i naftës së papërpunuar në naftësjellësin e dëmtuar "Druzhba". "Sot shërbimet teknike të PERN-it e kthyen funksionalitetin e plotë të naftësjellësit të dëmtuar që përdoret për dërgesë të naftës së papërpunuar drejt klientëve gjermanë", ceket në kumtesën e PERN-it, transmetuar nga Radio Evropa e Lirë. Rrjedhja ishte zbuluar më 11 tetor, ndërsa PERN ditën e ardhshme kumtoi se nuk ka shenja se dëmi është shkaktuar nga sabotimi nga pala e tretë. "Po hetohen shkaqet të cilat shkaktuan rrjedhjen. Për momentin aktiviteti i shërbimeve të PERN-it është kahëzuar drejt spastrimit të hapësirës dhe kthimit të saj në gjendjen e parë", ceket në kumtesë. Naftësjellësi "Druzhba" është përçuesi më i gjatë në Evropë dhe botë, i gjatë mbi 4.000 kilometra. Fillimi i tij është në Tatarstan, në Rusi, ndërsa fundi në Gjermani. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR