• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Perinski: Në objektet që kanë ndonjë mospërputhje do t'u jepet afat ta mënjanojnë  

Perinski: Në objektet që kanë ndonjë mospërputhje do t'u jepet afat ta mënjanojnë  

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Si Qeveri detyra jonë para se gjithash është siguria e qytetarëve dhe ta korrigjojmë ta vëmë në këmbë të shëndosha këtë sistem krejtësisht të prishur që është ndërtuar në vendin tonë gjatë 30 viteve të fundit, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.    

Theksoi se siguria e qytetarlve është para tël gjithave dhe mbi të gjitha për Qeverinë se në këtë drejtim pas zjarrit në klubin "Puls" në Koçan bëhen kontrolle jo vetëm në objektet publike, por edhe në të gjitha objektet hotelierike, blloqe banesore.

"Për fat të keq ishte shkurt dhe nuk kemi mundur gjithkund të arrijmë dhe të regullojmë, megjithatë jemi në rrugën e duhur që të ndërrojmë shumë gjëra në të adhmen. Ato objekte ku konstatohet se ka ndonjë mospërputhje do t'u jepet afat për heqjen e saj në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë përdoruesve", tha Perinski.

Theksoi se është e rëndësishme që Qeveria të parandalojë gjithçka që mund të parandalohet në mënyrë që të mos ndodhin ngjarje të pakëndshme në të ardhmen.

"Nëse objektet nuk e largojnë anomalinë e vërejtur në një të ardhme të parashikueshme, sigurisht që nuk do të mund dhe nuk do të kenë kushte për të funksionuar dhe mendoj se do të mbyllen", tha Perinski.

Siç tha, ky është një veprim shumë i gjerë dhe voluminoz si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, prandaj duhet të presim për të parë rezultatin e tij dhe çfarë do të përballemi për të marrë masa dhe konkluzione.

Perinski sot mori pjesë në prezantimin e aktiviteteve të realizuara për rikonstruksionin e objektit të shkollës fillore dhe ripërshtatjen e saj në Qendër regjionale rehabilituese për fëmijët e shëruar nga kanceri në kuadër të projektit "Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës" faza 2, të cilat janë realizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetje të Qeverisë së Zvicrës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR