• e premte, 05 dhjetor 2025

Pentagoni: Ushtarët e Gardës Kombëtare në rrugët e Uashingtonit do të fillojnë të mbajnë armë

Pentagoni: Ushtarët e Gardës Kombëtare në rrugët e Uashingtonit do të fillojnë të mbajnë armë

Uashington, 25 gusht 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes Pit Hegset urdhëroi ushtarët e Gardës Kombëtare të fillojnë me mbajtjen e armëve gjatë patrullimit nëpër rrugët e Uashingtonit, si pjesë e masave më të ashpra për zbatimin e ligjit të presidentit amerikan Donald Tramp, njoftoi sot Pentagoni.

Ky gjest paraqet përshkallëzimin e ndërhyrjes së Trampit në punën e policisë në kryeqytetin e SHBA-së dhe vjen në kohën kur pothuajse 2.000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë stacionuar në qytetin e kontrolluar nga demokratët, pasi qindra ushtarë mbërritën këtë javë nga disa shtete republikane.

Trampi fillimisht dërgoi 800 anëtarë të Gardës Kombëtare në qarkun e Kolumbisë për t'u ndihmuar organeve federale për zbatimin e ligjit në përpjekje të ballafaqohen me krimin, mungesën e strehimit dhe migrimin e paligjshëm.

Pentagoni dhe ushtria javën e kaluar shpallën se ushtarët nuk do të mbajnë armë, por udhëzimet e reja janë se do të mbajnë armë zyrtare. Ushtarët nuk morën pjesë në zbatimin e ligjit dhe kryesisht mbronin monumentet lokale.

Trampi javën e kaluar u lavdërua se qyteti është më i sigurt se kurrë më parë falë ndërhyrjes së tij.

Sot ai gazetarëve u tha se "është një mrekulli që ndodhi. Uashingtoni ishte një vend ferr", tha ai dhe shtoi se "tani është më i sigurt".

Ai tha se mund ta vazhdojë praninë e trupave dhe agjentëve federal në Uashington.

Trampi tha se do të kërkojë nga Kongresi dy miliardë dollarë për përmirësimin e pamjes së qytetit, duke pëfshirë edhe asfaltimin e sërishëm të rrugëve dhe zëvendësimin e ndriçimit rrugor. Paraprakisht theksoi se do ta përmirësojë barin përreth qytetit që të duket si një nga terrenit e tij për golf. 

"Do të jetë më i sigurt dhe do të zbukurohet", tha ai. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR