• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pentagoni: SHBA-ja ka miratuar shitjen e 246 raketave "xhavelin" në Kosovë për 75 milionë dollarë

Pentagoni: SHBA-ja ka miratuar shitjen e 246 raketave

Uashington, 12 janar 2024 (MIA) - Departamenti i Shtetit amerikan ka miratuar shitjen potenciale në Kosovë të 246 raketave "xhavelin" në vlerë prej 75 milionë dollarë, njoftoi Pentagoni.

Bartës të marrëveshjes do të jenë "Xhavelin Xhoint Vençur" (Javelin Joint Venture), e përbërë nga kompanitë "Lokid Martin" dhe "Rejteon misajlls dhe difens" (Raytheon Missiles and Defense).

Shitja e propozuar do ta përmirësojë kapacitetin afatgjat të Kosovës që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, vlerësoi Pentagoni.

"Raketat 'xhavelin' treguan efikasitet në Ukrainë, e madje edhe më herët, dhe i mbulojnë nevojat tona që të jemi të gatshëm që ta mbrojmë vendin tonë", deklaroi ministri kosovar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai tha edhe se Kosova do të jetë e gatshme t'i përgjigjet secilit që e rrezikon sovranitetin e saj, por edhe e gatshme që të kontribuojë për paqen botërore si pjesë e operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR