• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pentagoni: SHBA nuk ka prova se aeroplani i Prigozhinit është rrëzuar nga raketat tokë-ajër

Pentagoni: SHBA nuk ka prova se aeroplani i Prigozhinit është rrëzuar nga raketat tokë-ajër

Uashington, 25 gusht 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Pentagonit, Pet Rajder kumtoi se SHBA nuk ka indikacione se aeroplani i shefit të grupit paraushtarak rus "Vagner" Evgenij Prigozhin, që u rrëzua të mërkurën në rrethinën ruse Tver është qëlluar me raketa tokë-ajër.

"Vlerësojmë se informacionet e tilla janë të pasakta", tha Rajder dhe shtoi se Pentagoni beson se Prigozhini është i vdekur, por se kjo ende nuk është konfirmuar, transmeton Guardian.

"Është e qartë se e dimë se grupi 'Vagner' ka shumë lidhshmëri, disa të natyrës ushtarake, disa të natyrës kriminale në Afrikë. Mendoj se askush nuk do ta ulë rrezikshmërinë nga ai grup ose mbetjet e saj", shton zëdhënësi i Pentagonit. 

Ai theksoi se përfaqësuesit amerikanë do të vazhdojnë t'i ndjekin aktivitetet e "Vagnerit" në Afrikë. 

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë ditës së djeshme shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të viktimave në aksidentin e aeroplanit, në të cilin, siç thuhet, përveç Prigozhinit jetën e humbën edhe nëntë persona. 

"Prigozhini ishte një njeri me fat kompleks, por i talentuar", tha Putini në takimin me ushtruesin e detyrës lider të vetëshpallur të RPD, Denis Pushilin dhe shtoi se grupi "Vagner" ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër nazizmit në Ukrainë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR