Pentagoni paralajmëroi ndihmë ushtarake shtesë prej 2,1 miliardë dollarësh për Ukrainën
- Pentagoni sot paralajmëroi se do të ofrojë 2,1 miliardë dollarë shtesë në ndihmë afatgjatë për armë për Ukrainën. Pakoja e re e ndihmës do të përfshijë fonde për më shumë municion për sistemin e raketave "Patriot" dhe sistemet e raketave "Hok", si dhe dronët e vegjël "Puma" që mund të lëshohen manualisht.
Uashington, 9 qershor 2023 (MIA) – Pentagoni sot paralajmëroi se do të ofrojë 2,1 miliardë dollarë shtesë në ndihmë afatgjatë për armë për Ukrainën. Pakoja e re e ndihmës do të përfshijë fonde për më shumë municion për sistemin e raketave "Patriot" dhe sistemet e raketave "Hok", si dhe dronët e vegjël "Puma" që mund të lëshohen manualisht.
Ndihma, një nga pakot më të mëdha të ofruara nga SHBA-ja, vjen pasi ka shenja se Ukraina po fillon - ose do të fillojë - një kundërofensivë të shumëpritur në përpjekje për të rimarrë territorin e sekuestruar nga Rusia, raportuan mediat amerikane.
Paratë do të sigurohen nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës dhe duhet të shpenzohen gjatë muajve ose viteve të ardhshme për nevojat e sigurisë të Ukrainës.
Në kumtesën, Pentagoni deklaroi se pakoja tregon përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së "për aftësitë kritike afatshkurtër të Ukrainës, si dhe kapacitetin e qëndrueshëm të forcave të armatosura të Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj dhe për të penguar agresionin rus në afat të gjatë". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s