• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pentagoni konfirmon se SHBA-ja po dërgon bomba thërrmuese në Ukrainë

Pentagoni konfirmon se SHBA-ja po dërgon bomba thërrmuese në Ukrainë

Uashington, 7 korrik 2023 (MIA) – Pentagoni sot ka paralajmëruar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 800 milionë dollarë e cila mes tjerash do të përfshijë edhe bomba thërrmuese. Shtëpia e Bardhë mbajti konferencë shtypi për dërgimin e municionit thërrmues në Ukrainë përpara kumtesës së Pentagonit.

Këshilltari për Siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhek Salivan deklaroi se Rusia ka përdorur armë të tilla që nga fillimi i luftës.

"Rusia përdor bomba thërrmuese që nga fillimi i kësaj lufte. Ukraina po kërkon bomba thërrmuese për t'u mbrojtur kundër agresionit rus. Në thelb, ne e kuptojmë se armë të tilla janë një rrezik, por kjo vlen edhe nëse rusët marrin më shumë territor", tha ai.

"Ka një ndryshim të madh midis llojit të municioneve thërrmuese që përdorur Rusia dhe llojit që SHBA do të dërgonte në Ukrainë. Rusia tashmë ka shpërndarë dhjetëra milionë nga këto armë në territorin ukrainas. Ne duhet të pyesim – a përbën përdorimi ukrainas i municioneve thërrmuese në të njëjtën zonë kërcënim shtesë për civilët, duke pasur parasysh se ai territor do të duhet të deminohet", tha ai.

Salivan shtoi se presidenti amerikan Xho Bajden ka miratuar dërgimin e armëve në Ukrainë pas një rekomandimi unanim nga ekipi i tij për siguri kombëtare.

"Ishte një vendim i vështirë", ka thënë Salivan.

Bomba thërrmuese është një armë që shpërndahet në ajër dhe lëshon më shumë "bomba" të vogla në një zonë të gjerë. Ato mund të përdoren në formën e një bombe ajrore, rakete artilerike apo të kryqëzuar. Bombat janë të dizajnuara të aktivizohen gjatë përplasjes me tokën dhe ka shumë të ngjarë dikush në zonë të vritet ose të lëndohet seriozisht.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR