• e shtunë, 06 korrik 2024

Pentagoni konfirmoi se Ukraina e ka rrëzuar raketën supersonike ruse "Kinzhal"

Pentagoni konfirmoi se Ukraina e ka rrëzuar raketën supersonike ruse

Uashington, 10 maj 2023 (MIA) - Armata ukrainase me ndihmën e sistemit raketor amerikan për mbrojtje kundërajrore Patriot ka rrëzuar raketën supersonike ruse "Kinzhal" (H-47), deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder.

Ai konfirmoi kumtesën paraprake të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës për rrëzimin e raketës.

"Mund të konfirmoj se ata kanë rrëzuar një raketë ruse me ndihmën e sistemit Patriot. Siç e dini, ai sistem është pjesë e spektrit më të gjerë të mjeteve për mbrojtje kundërajrore që SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar ia ndanë Ukrainës", deklaroi Rajder.

Në pyetjen e një gazetari nëse ishte goditur raketa supersonike ruse "Kinzhal", ai konfirmoi se bëhet fjalë për raketë të tillë.

Në vitin 2022 ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se asnjë vend nuk posedon sistem i cili mund ta hasë raketën supersonike "kinzhal" e cila mund të fluturojë me shpejtësi shumë të madhe.

"Raketë të tillë nuk posedon askush, edhe supersonike edhe me shpejtësi të tillë, edhe me mundësi të tilla perceptuese... Ajo faktikisht është e pamundur të arrihet, dhe ne me atë shkaktojmë goditje ndaj caqeve posaçërisht të rëndësishme", tha ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR