• e enjte, 30 janar 2025

Pentagoni: Hiqen autorizimet e gjeneralit Mark Mili

Pentagoni: Hiqen autorizimet e gjeneralit Mark Mili

Uashington, 29 janar 2025 (MIA) - Gjeneralit amerikan në pension Mark Mili, i cili ka shërbyer si kryetar i Shtatmadhorisë së Bashkuar në administratat e presidentëve amerikan Donald Tramp dhe Xo Bajden, i janë hequr autorizimet federale dhe lejet e sigurisë ose lejet speciale për qasje në objektet ushtarake, kumtoi Pentagoni.

Ministri i ri i Mbrojtjes Pit Hegset "sot e njoftoi gjeneralin Mili" se e ndërpret qasjen në lokacionet e besueshme, ndërsa gjithashtu e pezullon sigurinë e tij, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Uliot për Si-Bi-Es njuz.

Uliot tha se Hegset e ka urdhëruar Zyrën e inspektorit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes të "zbatojë hetim për faktet dhe rrethanat rreth sjelljes së gjeneralit Mili, që të mundet sekretari të konfirmojë nëse është adekuate të rishqyrtohet vendimi për revizion të (gradës) së tij ushtarake". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR