• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pentagoni: Aeroplanët ushtarakë amerikanë kanë goditur magazinë të lidhur me gardën iraniane në Siri

Pentagoni: Aeroplanët ushtarakë  amerikanë kanë goditur magazinë të  lidhur me gardën iraniane në Siri

 Uashington, 27 tetor 2023 (MIA)   -  Në dy lokacione në Sirinë lindore, ku ndodhen grupet e lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, aeroplanët ushtarakë amerikanë po kryejnë sulme ajrore, si hakmarrje për sulmet që filluan javën e kaluar ndaj ushtarëve amerikanë në rajon, bëri të ditur Pentagoni.

Mediat amerikane citojnë një përfaqësues të lartë ushtarak amerikan, i cili theksoi se aeroplanët  F-16 kanë kryer sulme precize në afërsi të Bukamalit, ndërsa janë sulmuar edhe magazinat për municion në zonat që, siç tha, janë të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit. 

 Përfaqësuesi zyrtar shtoi se në vendin e sulmit kishte milici të lidhura me Iranin, si dhe anëtarë të Gardës Revolucionare, por nuk ka civilë.

"SHBA-ja nuk ka informacione për viktima apo dëme të shkaktuara", shtoi përfaqësuesi zyrtar. 

 Pentagoni bëri të ditur se  nga 17 tetori  ka pasur të paktën 19 sulme ndaj bazave dhe ushtarëve amerikane në Irak dhe Siri, duke përfshirë edhe tre sulme dje.

Gjenerali i  Brigadës të Forcave Ajrore amerikane, Pat Rajder tha se 21 pjesëtarë të ushtrisë amerikane  janë plagosur në dy sulme me dron në bazën ajrore Al Asad në Irak dhe bazën ajrore Al Tanf në Siri.

 Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin njoftoi se "sulmet precize janë në përgjigje të një serie sulmesh të vazhdueshme dhe kryesisht të pasuksesshme kundër ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri nga grupet e mbështetura nga Irani". Ai theksoi se presidenti amerikan Xho Bajdeni i ka drejtuar sulmet që të jetë e qartë se SHBA-ja nuk do të tolerojë sulme të tilla dhe se do ta mbrojë personelin dhe interesat e tyre, duke theksuar se këto operacione janë të ndara nga lufta e Izraelit kundër Hamasit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR