• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pentagon: Nuk është i saktë raporti i "Uollstrit zhurnal" për ndërtimin e një stacioni spiunazhi kinez në Kubë

Pentagon: Nuk është i saktë raporti i

 Uashington, 9 qershor 2023 (MIA) - Pentagoni nuk është në dijeni me planin kinezo-kuban për formimin e stacionit spiunazhi kinez  për përgjime elektronike në territorin e Kubës.

 Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Pet Rajder deklaroi se nuk është i saktë raporti i "Uollstrit zhurnal".  pasaktë.

 “Mund t’ju ​​them, bazuar në informacionet që i kemi, nuk është e vërtetë, se ne nuk kemi informacione se Kina dhe Kuba po zhvillojnë një lloj të ri stacioni spiunazhi”, tha Rajder në një konferencë për shtyp, raportojnë mediat britanike.

 "Uollstrit zhurnal" paraprakisht raportoi se Kina dhe Kuba kishin arritur një marrëveshje sekrete për formimin e një stacioni spiunazhi kinez për përgjimin elektronik në ishull dhe se objekti do të vendoset rreth 100 milje nga Florida.

 Gazeta thekson se kjo do t'u mundësonte shërbimeve të inteligjencës kineze të përgjojnë komunikimet elektronike në pjesën juglindore të SHBA-së , ku ndodhen një numër i madh i bazave ushtarake.

 Kina thuhet se ka rënë dakord t'i paguajë Kubës disa miliardë dollarë për të filluar ndërtimin e stacionit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR