• e diel, 29 shtator 2024

Pentagon: Një anije amerikane në Detin e Kuq rrëzoi një dron të lansuar nga territori i Jemenit

Pentagon: Një anije amerikane në Detin e Kuq rrëzoi një dron të lansuar nga territori i Jemenit

Uashington, 30 nëntor 2023 (MIA) - Një luftanije amerikane në jug të Detit të Kuq rrëzoi një dron të lansuar nga territori i Jemenit, kumtoi ushtria amerikane herët në mëngjes.

Një shkatërrues amerikan e rrëzoi KAS04, një dron i prodhuar nga Irani i nisur nga një zonë e Jemenit e kontrolluar nga kryengritësit pro-iranianë Huti, kumtoi Komanda e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Afërt.

Avioni u rrëzua rreth orës 11 me orën lokale.

Marina ushtarake kumtoi se nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale.

Kryengritësit jemenas të afërt me Iranin kanë pohuar javët e fundit se kanë kryer disa sulme me dronë në Izrael në përgjigje të bombardimeve izraelite të Rripit të Gazës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR