• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pentagon: NATO do t’i “tejkalojë” raketat ruse mbi Ukrainë

Pentagon: NATO do t’i “tejkalojë” raketat ruse mbi Ukrainë

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Pentagoni kumtoi se NATO nuk do t’i “presë” raketat dhe dronët rusë mbi Ukrainë, ashtu siç bën mbi Izraelin, sepse janë "dy fushëbeteja krejtësisht të ndryshme".

Zëvendësja për media e Pentagonit, Sabrina Sing, theksoi se Ukraina ka qenë shumë e suksesshme në shfrytëzimin e mbrojtjes ajrore.

Ajo, gjithashtu, raportoi për një bisedë midis shefit të Pentagonit, Llojd Ostin dhe ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Presidenti amerikan Xho Bajden ka premtuar se SHBA nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në luftë, por do të vazhdojë të mbështesë Kievin në përpjekjet e tij për të rimarrë territorin e tij.

Zëdhënësja shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme të Ukrainës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR