• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Pentagon: Derdhja e dukshme e dokumenteve sekrete amerikane paraqet "rrezik serioz" për sigurinë

Pentagon: Derdhja e dukshme e dokumenteve sekrete amerikane paraqet

Uashington, 10 prill 2023 (MIA) - Derdhja e dukshme e dokumenteve të zbulimit amerikan paraqet rrezik "shumë serioz" për sigurinë kombëtare të SHBA-së, kumtoi Pentagoni.

"Dokumentet që qarkullojnë në internet paraqesin 'rrezik shumë serioz' për sigurinë kombëtare dhe kanë potencial të përhapin dezinformata", deklaroi sot Kris Meger, ndihmës i sekretarit për mbrojtje për punë publike.

Ukraina ka ndryshuar një pjesë të planeve të saj ushtarake pas publikimit të dokumenteve rreptësisht sekrete të Pentagonit, publikoi një burim i afërt me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski, njoftoi Si-En-En.

Janë publikuar 53 dokumente, të cilat përmbajnë informata për periudhën nga mesi i shkurtit deri në fillim të marsit.

Një nga dokumentet zbulon se SHBA-ja e ka spiunuar Zelenskin, njofton Si-En-En.

Sipas burimit, "kjo nuk është befasuese", por autoritetet ukrainase janë thellë të dëshpruara nga publikimi i dokumenteve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR