• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pentagon: Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 38 herë që nga 17 tetori

Pentagon: Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 38 herë që nga 17 tetori

Uashington, 7 nëntor (MIA) - Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 38 herë që nga 17 tetori, njoftoi sot Pentagoni.

"Shumica e e sulmeve janë kryer me raketa dhe dronë, ndërsa  besohet se pas tyre qëndrojnë grupe militante të lidhura me Iranin, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder, transmetoi Bi-Bi-Si.

Të pakjtën45 ushtarë amerikanë janë plagosur në këto sulme, prej të cilëve 24 janë plagosur rëndë, thuhet në kumtesën  e Pentagonit.

Rajderi deklaroi se SHBA-ja për momentin kanë katër objektiva kryesore në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, po mbrojnë forcat dhe qytetarët amerikanë në rajon, duke siguruar "ndihmë jetike për sigurinë" për mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve të Hamasit, duke ndihmuar Izraelin të lirojë pengjet dhe duke forcuar më tej pozitën e "fuqisë shtetërore" në rajon, me qëllim që të parandalohet përhapja e konflikti jashtë Rripit të Gazës.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR