Pens: Putini do të sulmojë anëtare të NATO-s nëse fiton në Ukrainë
- Ish nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens deklaroi se nuk ka “asnjë dyshim” se Rusia do të sulmojë një shtet anëtare të NATO-s nëse fiton në Ukrainë, bën të ditur Bi-Bi-Si.
- Post By Fami Bajrami
- 15:38, 6 shtator, 2025
Londër, 6 shtator 2025 (MIA) – Ish nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens deklaroi se nuk ka “asnjë dyshim” se Rusia do të sulmojë një shtet anëtare të NATO-s nëse fiton në Ukrainë, bën të ditur Bi-Bi-Si.
"Një skenar i tillë do t’i detyronte aleatët e SHBA-së dhe Evropës në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me presidentin rus Vlladimir Putin", paralajmëroi Pens i cili ka qenë nënpresident në mandatin e mëparshëm të presidentit Donald Tramp.
Në deklaratën për Bi-Bi-Si, ai theksoi se në një rast të tillë, roli i Uashingtonit do të ishte të ofrojë mbështetje, ndërsa partnerët evropianë duhet të merrnin rol udhëheqës në mbrojtje.
Pensi gjithashtu vlerësoi përpjekjet e të ashtuquajturit “koalicion i të përgatiturve” për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, duke vlerësuar se ata mund të krijojnë kushte për paqe të qëndrueshme dhe të dërgojnë një mesazh të fortë drejt Kremlinit.
foto: arkivi