Peni Mordount paralajmëroi kandidaturë për kryeministre britanike

Londër, 21 tetor 2022 (MIA) – Sekretarja shtetërore për politikë Tregtare e Mbretërisë së Bashkuar, Peni Mordount, sot paralajmëroi se do të kandidohet për funksionin e kryeministres së ardhshme britanike, pasi Liz Tras dha dorëheqje pas vetëm gjashtë javësh.
Mordount (49) i udhëhoqi mandatet e katër ish-kryeministrave paraprak, duke qëndruar larg skandaleve që e shënuan kohën e qeverisjes së Boris Xhonsonit. Ajo, gjithashtu, mbeti në kabinetin e Thereza Mej për ta shprehur mbështetjen e saj për Bregzitin.
Peni Mordount është thuajse e panjohur jashtë Uestminsterit. Për të u dëgjua kur filloi të prijë në sondazhet midis anëtarëve të Partisë Konservatore në fillim të këtij viti, ndërsa opinioni mbase për herë të parë e ka parë në TV shoun real Splash! 2014, kur personalitete të njohura mësonin polumbarinë.