• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Propozimi francez është kompromis i pranueshëm tranzitor, nuk do të jetë as triumf e as humbje

Pendarovski: Propozimi francez është kompromis i pranueshëm tranzitor, nuk do të jetë as triumf e as humbje
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) – Propozimi i modifikuar francez është kompromis tranzitor për një nga fazat e integrimit evropian, në të cilin janë thelbësore tre elemente dhe për këtë propozimi në këtë format është i pranueshëm, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë. Vendimi që të pranohet propozimi i modikuar francez, tha ai, nuk do të jetë as fitore historike e njërës palë, as dështim historik ose debakël i palës tjetër. Me pranimin e propozimit, tha, e heqim bllokadën bullgare që zgjat më shumë se dy vjet dhe lejon hapjen formale të negociatave pas 17 vite pritje. Na mudëson skrining proces, që është fazë obligative para negociatave për kapitujt - klastere dhe që është më me rëndësi, tha ai, me asgjë nuk e prek idenditetin maqedonas, pasi përcaktimi themelor për gjuhën maqedonase në propozim ka formulim të pastër pa fusnotë. “Pres që pasi propozimi francez të hyjë në Qeveri, të miratohen konkluzione qeveritare, të cilat në rast se pranohet ky propozim, do të duhet të kenë në fjali plus, e ajo fjali të përsëritet në raportin e Qeverisë deri te Parlamenti, e ajo është se nga dita kur do t’i hapim negociatat deri në ditën kur do t’i përfundojmë, nuk është me rëndësi sa vite, nëse ka eventualisht tentime shtesë nga pala bullgare ose cilado palë tjetër në kuadër të atyre negociatave me Evropën që përsëri të përmenden çështje për identitetin maqedonas, historinë maqedonase, gjuhën maqedonase, në momentin e njëjtë, të mos presim asnjë çast që diuzsh tjetër të na bllokojë, por vet të tërhiqemi nga ato negociata”, tha Pendarovski. Ai vlerësoi se me këtë propozim mbetemi në rrugën evropiane, e cila është e gjatë, ndërsa deri në këtë moment nuk humbin asgjë dhe tani është koha ta hapim dialogun strategjik mes neve këtu, jo vetëm për arritjen e dy të tretave të Kushtetutës. Ai tha se ne i kemi bërë të gjitha reformat e nevojshme, por zgjerimi në Bruksel me vite është në fund të agjendës së tyre politike, ndërsa vendimi i tyre i fundit për Ukrainën dhe Moldavinë është vendim simbolik. E quan propozim tranzicioni, pasi e zgjedh bllokadën aktuale, por në vete, sqaroi ai, mund të sjellë bllokadë të re, e cila me siguri do të jetë bllokadë vendore, duke e ditur konstelacionin e brendshëm politik dhe pragun e nevojshëm për ndryshime kushtetuese prej dy të tretave, që në këtë moment duket i paarritshëm. “Në këto kushte është përmbajtur edhe paradoksi më i madh në negociatat. Askush në parim, këtu tek ne, nuk ka asgjë kundër hyrjes së bullgarëve në kushtetutë, por polarizimi i brendshëm e pamundëson konsenzusin për këtë çështje”, tha Pendarovski. Ai shtoi se ky kusht është edhe dobësia më e madhe e propozimit, edhe pse ndryshimet kushtetuese do të vijnë në rend të ditës pas skriningut ose sipas disa vlerësimeve eksperte, në fillim të vitit 2024. “Jam i bindur se nuk kemi mundur të arrijmë më shumë se pozicioni i vendit kandidat për anëtarësim. Shtet me 1,8 milionë banorë, pagë mesatare prej 500 eurove, aq mundet nga pozita e kandidatit për anëtarësim”, deklaroi presidenti Pendarovski. Ai shtoi se nuk thotë se në negocitat gjatë dy viteve të kaluara, nuk ka mundur të fitohet diçka më cilësore në disa aspekte, të cilat do të ishin hollësira, por jo thelb. Marrëveshja bilaterale me Bullgarinë, tha, shkon në dy nivele, njëra është e pastër bilaterale njëherë në vit, së paku takim të qeverive dhe evaluim i përbashkët për atë se çka është bërë dhe e dyta Komisioni Evropian në Bruksel bën po ashtu evaluim se çka është bërë dhe çka duhet bërë. ”Nëse Qeveria e pranon këtë propozim, jo vetëm Bullgaria do ta vlerësojë përparimin tonë, por edhe KE-ja”, tha Pendarovski. Sipas Pendarovskit, e gjithë situata karakterizohet me tensione jashtëzakonisht të larta politike në vend, por ai nuk beson, siç tha ai, se kjo është dilemë fatale për të qenë apo jo për kombin dhe shtetin, e as vendim që do të definojnë gjeneratat e ardhshme të maqedonasve dhe qytetarëve maqedonas. Ky propozim në asnjë mënyrë nuk e cenon identitetin maqedonas, sepse, siç thotë ai, ekziston formulim i qartë për gjuhën maqedonase. Ai shfaqi besimin se në bisedat e tij me përfaqësuesit e lartë evropianë dhe botërorë nuk ka pasur përshtypjen se ata duan ta shkatërrojnë popullin dhe shtetin maqedonas. Sipas Pendarovskit, presidenti francez Makron dhe kancelari gjerman Sholc kan shprehur dëshirë të drejtohen në Parlament këtu tek ne, ndërsa kancelari gjerman në Shkup do të donte të tentojë ta jetësojë Procesin e Berlinit. Interesi i tyre, shotë shefi i shtetit, është ekonomik. Pendarovski insiston, siç tha, që sa më shpejtë të fillojë debati kombëtar për atë se cili do të jetë qëndrimi i ynë lidhur me të gjitha iniciativat dhe çështjet, sipas të cilave mundet në mënyrë themelore të rregullohet arkitetura politike e kontinentit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR