• e enjte, 07 nëntor 2024

Pendarovski: Një deputet i zgjedhur në asnjë parlament evropian nuk shan prindër të vdekur të një politikani tjetër

Pendarovski: Një deputet i zgjedhur në asnjë parlament evropian nuk shan prindër të vdekur të një politikani tjetër
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) – Kjo është deklaratë pa precedent në Evropën bashkëkohore. Ju garantoj se një deputet i zgjedhur në asnjë parlament evropian nuk shan prindër të vdekur të një politikani tjetër. Kjo është tejet jonjerëzore, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, duke e komentuar publikimin e deputetit nga “E Majta”, Dimitar Apasiev në Fejsbuk, ku ai e shan shefin e shtetit. “Ky tipi vitin kaluar publikisht e ka sharë Radmilla Shekerinskën. Përafërsisht e di se për çfarë krijese bëhet fjalë, si rezonon. Megjithatë, me të vërtetë nuk kam besuar se ka mundur të vijë në situatë të më shajë prindër të vdekur. Kjo është dhembje personale. Nëna im ka vdekur para 10 viteve dhe ishte tejet jonjerëzore, të ma shajë varrin e nënës së vdekur. Kjo është diçka që nuk falet”, tha Pendarovski, i cili e quajti Apasievin psikopat. “Në maje të hundës më kanë ardhur fejsbuk-patriotët e tillë, burra të mëdhenj, të  cilët na çojnë në drejtim të kundërt nga demokracia dhe nga vlerat fundamentale”, tha Pendarovski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR