• e hënë, 05 gusht 2024

Pendarovski nesër do të dekorojë disa pjesëtarë të Armatës me Medaljen për pjesëmarrje në operacione humanitare ose paqeruajtëse

Pendarovski nesër do të dekorojë disa pjesëtarë të Armatës me Medaljen për pjesëmarrje në operacione humanitare ose paqeruajtëse

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Presidenti dhe komandanti suprem i Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, nesër për herë të parë do t'i shpërblejë pjesëtarët e Armatës me Medalje për pjesëmarrje në operacione humanitare ose paqeruajtëse jashtë vendit.

"Në kuadër të shënimit të Ditës së Armatës, presidenti Pendarovski do t'i shpërblejë pjesëtarët e Armatës me Medalje për pjesëmarrje në operacione humanitare ose paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirënjohje që do të ndahet për herë të parë në vendin tonë dhe që vjen pas vendimit të presidentit Pendarovski për përshkrimin, pamjen dhe materialet nga të cilat është bërë medalja, në bazë të Ligjit për dekorata dhe mirënjohje", njoftojnë nga Kabineti i presidentit.

Dekorimi do të jetë në kuadër të shënimit të 18 Gushtit – Ditës së Armatës. Pas dekorimit është paralajmëruar fjalim i presidentit Pendarovski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR