• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pendarovski: Ende po tentoj të kuptoj përse ngjarjet nga e kaluara kanë aq ndikim sot

Pendarovski: Ende po tentoj të kuptoj përse ngjarjet nga e kaluara kanë aq ndikim sot
Shkup, 11 shkurt 2022 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Euronews, duke folur për çështje aktuale lidhur me marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë, thekson se ende lufton të gjejë arsyetim përse ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën e largët kanë aq ndikim të madh ndaj fatit të qytetarëve të tij sot. "Nuk mund t'i sqaroj votuesit apo qytetarit mesatar të Maqedonisë së Veriut se sa është me rëndësi të hyjmë në BE - organizatë të themeluar në vitin 1957, në shekullin 20 - çfarë përkatësie etnike ka qenë Goce Dellçevi apo ndonjë hero tjetër, si mbreti Samuil para dhjetë shekujve", thotë ai për Euronews. Dhe derisa debati për identitetin maqedonas që çoi deri te ajo që Bullgaria të vendosë veto ndaj inkaudrimit të fqinjit të saj në BE, që, siç ceket në shkrimin e Euronjusit, hyri në vitin e tretë, presidenti i Maqedonisë së Veriut thekson se ende beson se kryeministrat e sapozgjedhur Petkov dhe Kovaçevski mund ta zgjidhin qorr-sokakun, si "njerëz të rinj të cilët vijnë jashtë mejnstrimit politik (të cilët) flasin gjuhë të ndryshme", por, me atë rast, shpreh shqetësim se roli i BE-së si zgjidhëse e problemeve në kontest ndoshta është në goditje. "Mund t'ju them se rënia e Maqedonisë së Veriut është më e madhe se në cilin do vend tjetër nga Ballkani perëndimor", tha Pendarovski. Nëse i shohim anketat, ka rënie prej 20 deri 25 për qind prej se e kryem referendumin për ndryshim të emrit", shton Pendarovski. Ai përkujton se Maqedonia e Veriut tashmë kapërceu pengesa të konsiderueshme për ta treguar përkushtimin e vet për inkaudrim në Union me zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin (Marrëveshja e Prespës), në mënyrë që më pas ta paraqitet çështja me Bullgarinë. Marrëveshja bilaterale për marrëdhënie të mira fqinjësore e vitit 2017, e nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Borisov, konsiderohej si moment i rëndësishëm në qëndrimet vazhdimisht pozitive mes të dyve, përkujtoi Pendarovski. "Dhe pas asaj, përnjëherë - ende nuk e di cili është motivi kryesor që qëndron pas kësaj - filluan të flasin për historinë, për atë se historia është parakusht për përparim drejt Brukselit, dhe mund t'ju them se të gjithë ne në këtë anë të këtij hendeku politik, apo diskutimi nëse dëshironi, u kapën ngushtë dhe të papërgatitur... Madje edhe sot, me të vërtetë nuk jam i sigurt për motivet e vërteta të anës së tyre, përse historia ishte aq e rëndësishme për ta. Kjo asnjëherë nuk i ka ndodhur ndonjë kandidateje tjetër për anëtarësim në BE", tha Pendarovski. Ai foli edhe për lodhjen rreth integrimit në BE, që është, thotë, fshehtësia më keq e ruajtur në Bruksel, por, thekson. ekziston lodhje edhe tek ne sepse 17 vite jemi me status kuo të vendit kandidat për anëtarësim. "E dini, ne jemi lodhur nga të gjitha rrëfimet se jemi pjesë gjeografike e Evropës. Do të donim përfundimisht të jemi pjesë institucionale e Evropës. Nuk do të heqim dorë. Kjo është e sigurt... Por, mund t'ju them se, nëse edhe një shtyrje ndodhë sërish, atëherë, prej qershorit e këtej, forcat proevropiane dhe politikanët proevropianë apo reformistët nuk do të fitojnë në zgjedhjet e tjera në këtë vend", vlerëson Pendarovski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR