• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski dhe Duda morën pjesë në Forumin ekonomik të organizuar mes dy vendeve në Poloni

Pendarovski dhe Duda morën pjesë në Forumin ekonomik të organizuar mes dy vendeve në Poloni
Shkup, 24 tetor 2022 (MIA) – Mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë ekziston një bashkëpunim ekonomik në rritje, por shkëmbimi tregtar në vitet e kaluara nuk korrespondon me potencialin ekonomik të të dyja vendeve, konstatuan sot presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, Stevo Pendarovski dhe Andzhej Duda gjatë Forumit ekonomik midis dy vendeve në organizim të Agjencisë polake për investime dhe tregti dhe kabinetit të presidentit polak. Në fjalimin gjatë forumit, Pendarovski duke shprehur kënaqësi që në kontaktet intensive me presidentin Duda gjithmonë në fokus vihet bashkëpunimi ekonomik, tha se ky segment po fiton peshë edhe më të madhe nëse merren parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat përballet i gjithë kontinenti evropian për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Ai shtoi se nuk ka vend që nuk është prekur ekonomikisht nga konflikti ushtarak në Ukrainë dhe që mund të përballojë i vetëm të gjitha sfidat. “Në kushte të tilla, zgjidhjet afatshkurtra të cilat jemi të detyruar t’i bartim, vetëm pjesërisht zbutin efektet negative të faktorëve joekonomikë. Prandaj, forcimi i mëtutjeshëm sistematik dhe strukturor i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve tona imponohet si prioritet i parë, sepse përfitim nga ajo keni jo vetëm ju si biznesmenë, por edhe qytetarët tanë të cilët drejtpërdrejt i ndjejnë efektet e një bashkëpunimi të tillë”, tha Pendarovski. Pendarovski shprehu pritshmëri se komunitetet afariste të të dyja vendeve do të kenë sukses, edhe në kohë krize dhe situata të vështira që të gjejnë mundësi për prosperitet.  

QËNDRONI TË LIDHUR