Tajpei, 2 gusht 2022 (MIA) – Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, ka mbërritur në Tajpei, dhe krahas paralajmërimeve nga Pekini zyrtar që të mos e bëjë këtë, sepse kjo seriozisht do t'i rrezikojë marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së.
Pekini e konsideron ardhjen e Pelosit një shkelje të rëndë të punëve të brendshme të Kinës.
Pak para aterimit të aeroplanit të Pelosit, televizioni shtetëror qendror kinez raportoi se Pekini kishte dërguar aeroplanë ushtarakë Su-35 në Ngushticën e Tajvanit.
Kjo është vizita e parë e një funksionari të lartë amerikan në Tajvan pas 25 viteve.
Pelosi është në një turne nëpër Azi, i cili përfshin vizita në Singapor, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni. ar/