• e diel, 22 dhjetor 2024

Pelosi fajëson Bajdenin për humbjen e Harrisit dhe demokratëve

Pelosi fajëson Bajdenin për humbjen e Harrisit dhe demokratëve

Uashington, 9 nëntor 2024 (MIA) - Ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, tha se demokratët mund të kishin dalë më mirë në zgjedhje nëse presidenti Xho Bajden do të hiqte dorë nga kandidatura më herët.

Pelosi, një nga politikanet më të fuqishme në Uashington, tha për  Nju-Jork Tajms se nëse presidenti do të kishte hequr dorë më herët, mund të kishte kandidatë të tjerë në garë.

Komentet e saj janë shembulli i fundit i vënies me gisht brenda Partisë Demokratike pasi partia humbi kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe potencialisht të dy dhomave të Kongresit në zgjedhje.

Mediat raportojnë se Pelosi udhëhoqi bisedimet midis demokratëve për të bindur Bajdenin të largohej, gjë që ai e bëri në fund të korrikut pas javësh presioni dhe një performancë të dobët në një debat me Donald Trampin.

Pasi Bajdeni përfundoi fushatën e tij, ai shpejt mbështeti zëvendëspresidenten Kamala Harris si zëvendësuesin e tij.

Pelosi atëherë për Nju-Jork Tajms tha se pritshmëria ishte që nëse presidenti tërhiqej, kjo do të lejonte parazgjedhje të hapura paraprake. Parazgjedhjet e hapura do të përfshinin disa kandidatë demokratë që konkurrojnë për zgjedhje mes anëtarëve të partisë për t'u bërë pasardhësi i Bajdenit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Pelosi argumentoi se Harris me siguri do të ishte e suksesshme në një proces të tillë dhe se kjo do ta kishte bërë atë më të fortë në të ardhmen.

"Por ne nuk mund ta dimë këtë. Kjo nuk ndodhi. Jetojmë me atë që ndodhi", tha kongresmenja nga Kalifornia, e cila u rizgjodh për mandatin e saj të 20-të në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Edhe për shkak se presidenti mbështeti menjëherë Kamala Harrisin, kjo në atë moment i bëri parazgjedhjet pothuajse të pamundura." Nëse do të kishte ndodhur më herët, do të ishte ndryshe", ka vlerësuar ajo. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR