• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pekini kërkon nga Seuli të mos eksportojë metale të rralla kineze për industrinë ushtarake amerikane

Pekini kërkon nga Seuli të mos eksportojë metale të rralla kineze për industrinë ushtarake amerikane

Pekin, 23 prill 2025 (MIA) - Kina kërkoi nga kompanotë jugkoreane të mos eksportojnë prodhime që përmbajnë metale të rralla kineze në kompanitë amerikane të cilat punojnë për industrinë ushtarake amerikane, kumtoi "Korea Economic Daily", duke iu referuar burimeve qeveritare.

Autoritetet kineze paralajmërojnë se ndërmarrjet kineze të cialt do ta shkelin ndalesën mund të përballen me sanksione, lajmëruan mediumet britanike.

Porosia, siç thuhet, iu parashtrua në formë të letrës kompanive të cilat prodhojnë transformatorë, nateri, monitorë, automjete elektrike, pajisje ajrore dhe mjekësore.

Edhe pse në versionin e parë të raportit qëndronte se paralajmërimi i është dërguar Ministrisë kineze të Tregtisë, më vonë u saktësua se bëhet fjalë për porosi të përgjithshme nga Qeveria kineze, ndërkaq jo konkretisht nga kjo ministri.

Ministtria jugkoreane për industri sotkumtoi se po i kontrollon informatat me Qeverinë kineze dhe kompanitë vendore për ta konfirmaur saktësinë e raportit.

Ministria kineze e Tregtisë nuk doli me përgjigje apo koment në pyetje të mediumeve.

Në fillim të prillit, Kina vendosi restriksione për eksportin e metaleve të rralla si pjesë e përgjigjes më të gjerë ndaj doganave amerikane, duke e penguar plotësisht furnizimin me minerale kype që përdoren në prodhimin e armëve dhe elektronikës.

Prej tnai eksportuesit duhet të parashtrojnë kërkesë për leje për import përmes Ministrisë së Tregtisë, ndërkaq ai proces mund të zgjasë prej disa jvëve deri në disa muaj.

Kina prodhin rreth 90 për qind të ofertës botërore të metaleve të ralla - grup prej 17 elementeve të domosdoshme për teknologjinë moderne.

Edhe pse SHBA-ja ka disa rezerva të caktuara, ato nuk mjaftojnë për t'i përmbushur nevojat e industrisë së saj ushtarake në afat më të gjatë.

Koreja e Jugut paraprakisht këtë muaj kumtoi se ka rezerva të cilat mbulojnë mbi gjashtë muaj konsum për disa nga shtatë metalet e rralla nën kufizime kineze, përfshirë edhe disporziumin - element që prëdoret në magnete speciale për automjetet elektrike dhe turbinat me erë.

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR