• e premte, 11 tetor 2024

Pekini ftoi Uashingtonin që në mënyrë më racionale të rishikojë dallimet ekzistuese të ndërsjella

Pekini ftoi Uashingtonin që në mënyrë më racionale të rishikojë dallimet ekzistuese të ndërsjella

Pekin, 9 tetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji, gjatë kohës së vizitës së senatorit amerikan në Kinë i bëri thirrje Uashingtonit "në mënyrë racionale t'i rishikojnë" dallimet e ndërsjella. 

"Shpresoj që kjo vizitë di t'i ndihmojë SHBA-së që më mirë ta kuptojë Kinën, më objektivisht të shohin marrëdhëniet kinezo-amerikane dhe më racionalisht të rishikojnë dallimet ekzistuese", tha Ji gjatë mbajtjes së mbledhjes me delegacionin amerikan të senatorëve të udhëhequr nga senatori demokrat Çak Shumer, shef i shumicës së demokratëve në Senatin amerikan. 

Kina dhe SHBA-ja nuk pajtohen për disa çështje, ndërsa muajve të fundit janë munduar të kthehen në dialog. Nuk përjashtohet edhe mundësia në serinë e vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë në Pekin të mbahet një takim mes presidentit kinez dhe amerikan Si Xhinping dhe Xho Bajden.

"Duhet të menaxhojmë marrëdhëniet tona në mënyrë të përgjegjshme", tha Çak Shumer dhe vlerësoi se SHBA-ja "nuk dëshiron konflikt". Megjithatë ai vlerësoi se "është e natyrshme që dy fuqitë e mëdha të konkurrojnë me njëra-tjetrën në fusha të tilla si tregtia, teknologjia dhe diplomacia". 

Shumer tha se qëllimi kryesor është që të arrihen "kushte të barabarta për konkurrencë për kompanitë amerikane dhe punonjësit".

Qëllim tjetër, tha Shumer është të thirren në përgjegjësi kompanitë me seli në Kinë "që SHBA-në e furnizojnë me kimikate vdekjeprurëse dhe ushqejnë krizën e fentanilit", si dhe sigurimin që Pekini të mos mbështesë "luftën jo morale të Rusisë kundër Ukrainës".

Edhe një prioritet, shtoi Shumer, është promovimi i të drejtave të njeriut.

Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara, ndërsa mes çështjeve kontestuese janë mosmarrëveshjet tregtare, ekspansioni kinez në Detin e Kinës Jugore dhe çështja e Tajvanit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR