Pekini bëri të ditur se është gati për dialog me Manilën
- Kina është e gatshme për dialog me Filipinet, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.

Pekin, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Kina është e gatshme për dialog me Filipinet, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.
"Filipinet janë fajtore për zhvillimin e fundit të situatës në Detin e Kinës Jugore, por marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kufizohen vetëm në mosmarrëveshje", theksoi Ministria si përgjigje të komentit të presidentit filipinas Ferdinand Markos Xhunior për lidhjet dypalëshe.
Shefi i shtetit theksoi se duhet një "ndryshim i paradigmës" në mënyrën se si vendi i tij iu afrua çështjes së Detit të Kinës Jugore, pasi përpjekjet diplomatike me Pekinin po shkojnë "në një drejtim të keq".
Foto: Arkivi i MIA-s