Pekin: Rrëzimi i balonës ka dëmtuar marrëdhëniet kino-amerikane
- Vendimi i SHBA-së për të rrëzuar balonën, për të cilën Pekini pretendon se ka humbur, ka “ndikuar dhe dëmtuar seriozisht” marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kumtoi sot Ministria e Punëve të Ja
Pekin, 6 shkurt 2023 (MIA) - Vendimi i SHBA-së për të rrëzuar balonën, për të cilën Pekini pretendon se ka humbur, ka “ndikuar dhe dëmtuar seriozisht” marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.
Flutarake, për të cilën Uashingtoni pretendon se është një balonë spiune, fluturoi mbi Amerikën e Veriut për disa ditë, për të cilin shkak SHBA-ja e anuloi vizitën e planifikuar në Pekin të Sekretarit shtetëror Entoni Blinken. Uashingtoni njoftoi më 4 shkurt se balona ishte rrëzuar nga një avion luftarak në brigjet e Karolinës së Jugut për, siç e quajti një "shkelje të papranueshme" të sovranitetit amerikan/
SHBA-ja po përpiqen të gjejnë dhe rikuperojnë mbetjet e balonës së dyshuar spiune në brigjet e Karolinës së Jugut.
Pekini protestoi kundër rrëzimit, duke pretenduar se bëhej fjalë për balonë civile që kishte dalë nga kursi, ndërsa dke paraqiti një ankesë zyrtare në Ambasadën e SHBA-së në Kinë.
Aktivitetet amerikane kanë ndikuar dhe dëmtuar seriozisht përpjekjet dhe përparimin e të dyja palëve në stabilizimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA që nga takimi i Balit, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme Ksie Feng, duke iu referuar takimit të nëntorit 2022 midis presidentit kinez dhe atij amerikan, Si Xhinping dhe Xho Bajden.
Në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës theksohet se "me vëmendje është duke monitoruar zhvillimin e situatës" dhe "rezervon të drejtën për të marrë përgjigje të mëtejshme të nevojshme".
Kina pretendon se bëhej fjalë për një balonë të përdorur për kërkime meteorologjike dhe kërkime të tjera shkencore dhe se "aksidentalisht" është gjendur në hapësirën ajrore të SHBA. Ndërsa Pentagoni njoftoi dje se SHBA-ja po punon për gjetjen dhe tërheqjen e mbetjeve të balonës së dyshuar spiune kineze. ls/