• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pejxherët me eksplozivë të përdorur në sulmin në Liban janë prodhuar në Hungari

Pejxherët me eksplozivë të përdorur në sulmin në Liban janë prodhuar në Hungari

Tajpej, 18 shtator 2024 (MIA) - Pejxherët e përdorur në sulmet e djeshme në Liban u prodhuan nga një kompani me bazë në Budapest e cila ishte e autorizuar të përdorte markën tregtare të kompanisë tajvaneze, Gold Apollo.

Pejxherët janë prodhuar nga BAC Consulting KFT me seli në kryeqytetin e Hungarisë, kumtoi sot Gold Apollo, e cila vuri në dukje se është e vetmja përgjegjëse për prodhimin e BAC.

Ekspertët konsideeojnë se materiali shpërthyes ishte vendosur në pejxher para dorëzimit dhe përdorimit të tyre.

Kryetari i Gold Apollo, Hsu Çing-kuang, deklaroi se kompania kishte një marrëveshje autorizimi me BAC për tre vitet e fundit.

Të paktën 12 persona u vranë, ndërsa 2.800 u plagosën kur pejxherët që i shfrytëzonin anëtarët e Hezbollahut, shpërthyen njëkohësisht në Liban. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR