• e diel, 22 dhjetor 2024

PE-ja kërkon sanksione për përgjegjësit për vrasjen e iranianes së re Mahsa Amini

PE-ja kërkon sanksione për përgjegjësit për vrasjen e iranianes së re Mahsa Amini
Strazburg, 6 tetor 2022 (MIA) - Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, në rezolutën e miratuar sot, kanë bërë thirrje që të sanksionohen zyrtarët iranianë të përfshirë në vrasjen e Mahsa Aminit. Vajza 22-vjeçare vdiq më 16 shtator në një spital në Teheran, tre ditë pas arrestimit të saj sepse"nuk e kishte vendosur  hixhabin sipas rregullores". Dëshmitarët pohojnë se policia e ka çuar Aminin në një automjet, ku ajo është rrahur. Protestat për vdekjen e saj janë mbajtur çdo natë që nga 16 shtatori. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e forcës ndaj protestuesve, autoritetet vazhdojnë t'i trajtojnë ashpër, shkruajnë disa nga mediat botërore. Eurodeputetët dënuan vdekjen e saj dhe i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë vrasësit e vajzës së re Amini, si dhe të gjithë ata që morën pjesë në shtypjen e dhunshme të protestave me viktima të shumta. Një thirrje i është bërë Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara për të hetuar zhvillimet e fundit në Iran. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR