PE-ja kërkon dy miliardë euro më shumë mjete në buxhet për vitin 2025
- Deputetët në Parlamentin Evropian të mërkurën votuan qëndrimin për negociatat e buxhetit për vitin 2025, në të cilin kërkojnë dy miliardë euro më shumë nga propozimi i Këshillit të BE-së.
- Post By Sara Ademi
- 08:17, 24 tetor, 2024
Bruksel, 24 tetor 2024 (MIA) - Deputetët në Parlamentin Evropian të mërkurën votuan qëndrimin për negociatat e buxhetit për vitin 2025, në të cilin kërkojnë dy miliardë euro më shumë nga propozimi i Këshillit të BE-së.
Eurodeputetët kërkojnë 201 miliardë euro në obligime dhe 153,5 miliardë në pagesa. Komisioni Evropian propozoi një buxhet prej 199,7 miliardë në obligime dhe 152,7 miliardë në pagesa. Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson vendet-anëtare, propozon buxhet prej 191,53 miliardë euro për obligimet dhe 146,21 miliardë euro për pagesa.
Në shtator, Këshilli votoi për pozitën negociatore në të cilën propozon 1,52 miliardë euro më pak nga propozimi i Komisionit, duke përfshirë më pak para për programin hulumtues Obzor, për programin për shkëmbim të studentëve Erazmus plus, për Agjencinë për kufij evropian dhe roje brengdetare, Fronteks.
Pasi dy institucionet ligjvënëse do të nxjerrin qëndrimet e para për buxhetin vjetor, mund të fillojnë negociata të cilat zgjasin deri më 18 nëntor në mesnatë. Është e zakonshme vendet-anëtare të duan sa më pak buxhet, ndërsa parlamentarët gjithmonë kërkojnë më shumë.
Nëse Këshilli dhe Parlamenti në të a.q. Komisioni për pajtim nuk arrin marrëveshje, Komisioni duhet të dorëzojë një propozim buxhet të ri. Nëse nuk arrihet marrëveshje deri në fillim të vitit financiar, vendoset një sistem i dymbëdhjetëshes kalimtare derisa nuk arrihet marrëveshje. Në këtë rast, një vlerë e caktuar, që nuk guxon të tejkalojë një dymbëdhjetëshe nga mjetet buxhetore të miratuara për vitin paraprak financiar, mund të shpenzohet çdo muaj për çdo kapitull buxhetor.
Buxheti për vitin 2025 është i pari vjetor nga i cili do të paguhet interesi për kthimin e borxhit që e financon rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga pandemia. Shpenzimet për servisim të borxhit pritet vitin e ardhshëm të jenë më të larta për 2,6 miliardë euro në krahasim me vlerësimet e para. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s